EDUKIMI
Bibliotekat e fakulteteve të Universitetit të Prishtinës (UP)
«Bibliotekat e fakulteteve të Universitetit të Prishtinës (UP)» Më 22 qershor 2022, u mbajt forumi i diskutimit «Bibliotekat e fakulteteve të Universitetit të Prishtinës (UP)», i organizuar nga ADMOVERE në kuadër të Koalicionit për Integritet dhe Transparencë në Universitet (KITU), e me mbështetje financiare nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS). Ky forum […]
Strategjitë në fushën e arsimit të lartë në Kosovë
Projekti ka për qëllim që të analizojë dhe krahasojë trendet e vlerësimit të problematikave në arsimin e lartë, në aspektin institucional. Më konkretisht, hulumtimi përqëndrohet në pesë indikatorë: transparenca dhe llogaridhënia, puna shkencore, gjithëpërfshirja, ndërlidhja e programeve të studimit me tregun e punës, dhe akreditimi. Hulumtimi krahason dhe shqyrton objektivat e përcaktuara dhe nivelin e […]
Përfshirja e studentëve të komuniteteve jo-shumicë në Universitetin e Prishtinës
Raporti ofron një pasqyrë të masave afirmative për komunitetet jo-shumicë dhe efektin e tyre ndër vite. Më konkretisht, publikimi përfshin të dhëna të detajuara statistikore për numrin e vendeve të rezervuara, numrin e të pranuarve dhe numrin e të diplomuarve nga radhët e komuniteteve jo-shumicë, për secilin fakultet të UP-së, që nga shpallja e Pavarësisë […]
Gjendja në Fakultetin e Gjeoshkencave të Universitetit të Mitrovicës
Mosakreditimi institucional i Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB) në procesin e fundit të akreditimit në korrik 2019, nxiti reagime të shumta. Meqë është fjala për profile studimi, siç janë programet e Fakultetit të Gjeoshkencave që nuk ofrohen tjetërkund në Kosovë, lind pyetja ç’pasoja do të sillte mbyllja e tyre për ekonominë dhe industrinë e […]
Gjendja në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK)
Profesorë të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK) të Universitetit të Prishtinës (UP) kanë alarmuar publikisht për rrezikun e mbylljes së programit studimor të elektroenergjetikës në këtë fakultet. Duke pasur parasysh se është fjala për profil studimi që nuk ofrohet nga asnjë institucion i lartë arsimor tjetër në Kosovë, ç’pasoja do të sillte mbyllja […]
Profesorët përballë ligjit
Ky publikim sjell në vëmendjen e publikut mënyrën se si administrohet drejtësia në rastet kur të dyshuarit, të akuzuarit ose të dënuarit janë pjesëtarë të stafit akademik të Universitetit të Prishtinës (UP), universitetit më të madh publik në vendin tonë. Andaj, raporti në thelbin e tij përqendrohet në raste konkrete të shkeljeve të ndryshme të […]
Raportet e akreditimit, bibliotekat dhe revistat
Ky publikim trajton raportet e Agjencisë Kosovare të Akreditimit (AKA) për drejtimet më të kërkuara në secilin fakultet të UP-së dhe deklarimet e dekanëve se sa progres është arritur në zbatimin e rekomandimeve të ekspertëve të AKA-së, që nga akreditimi i fundit. Një tjetër segment që trajton raporti është gjendja në bibliotekat dhe sallat e […]
Stafi akademik i UP-së
Qëllimi i këtij projekti ishte t’i evidentojë problemet kyçe me të cilat ballafaqohet secila njësi akademike e UP-së. Këtë e kemi bërë përmes intervistave shteruese me udhëheqësit e këtyre njësive (dekanët) dhe profesorët me qëndrime kritike brenda tyre, e në fund edhe me udhëheqësinë e UP-së: Rektoratin, Senatin dhe Këshillin Drejtues. Kemi realizuar rreth 40 […]
Gjendja në UP
Qëllimi i kësaj analize është t’i identifikojë përmbledhtazi problemet kryesore me të cilat ballafaqohet Universiteti i Prishtinës (UP) që nga paslufta e deri më sot. Për këtë janë shqyrtuar dokumente të ndryshme dhe strategji të hartuara nga UP-ja, pastaj ligjet për arsimin e lartë, të miratuara nga Kuvendi i Kosovës, raportet, analizat dhe studimet e […]