Përfshirja e studentëve të komuniteteve jo-shumicë në Universitetin e Prishtinës

Shkarko Raportin
Publikuar me 16.06.22

Raporti ofron një pasqyrë të masave afirmative për komunitetet jo-shumicë dhe efektin e tyre ndër vite. Më konkretisht, publikimi përfshin të dhëna të detajuara statistikore për numrin e vendeve të rezervuara, numrin e të pranuarve dhe numrin e të diplomuarve nga radhët e komuniteteve jo-shumicë, për secilin fakultet të UP-së, që nga shpallja e Pavarësisë e deri më sot. Tutje, hulumtimi synon të tregojë se cili është efekti i kuotave dhe faktorëve të tjerë, siç janë njohja e gjuhës shqipe, kushtet e dobëta ekonomike dhe faktorë të tjerë në përfshirjen/mospërfshirjen e të rinjve të komuniteteve jo-shumicë në UP. Më konkretisht, do të sqarojë se çka tregojnë numrat e arsimit të komuniteteve në UP ndër vite, t’i shpjegojë shkaktarët e këtyre rezultateve, qofshin kushtet ekonomike, mungesa e njohjes së avancuar të shqipes apo mungesa e interesimit apo arsye krejt të tjera.

Disa nga pyetjet të cilave jemi munduar t’u japim përgjigje në këtë raport janë:

  • Sa po përmbushet kuota për vendet e rezervuara në UP?
  • Cilat janë fakultetet me interesimin më të madh të studentëve nga komunitetet jo-shumicë? Cilat janë fakultetet me numrin më të vogël të studentëve të pranuar nga komunitetet jo-shumicë?
  • Cilat janë fakultetet me numrin më të madh të të diplomuarve në raport me numrin e të pranuarve?
  • Cilat janë komunitetet me numrin më të madh të të pranuarve dhe të diplomuarve në fakultetet e ndryshme të UP-së?
  • Çka mendojnë dekanët e UP-së lidhur me përcaktimin e kuotës (prej 12%) për vendet e rezervuara?
  • A duhet të rritet pragu i kalueshmërisë për studentët e komuniteteve jo-shumicë?

Për nevojat e këtij hulumtimi analizuam ligjet, rregulloret dhe vendimet relevante, pastaj kërkuam qasje në dokumente dhe të dhëna publike nga menaxhmentet e të gjitha njësive akademike të UP-së, si dhe nga rektorati dhe administrata qendrore. Tutje, zhvilluam takime dhe intervista me dekanët e fakulteteve të UP-së, me z. Xhavit Rexhaj, zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës (MASh), me z. Naim Gashi, Drejtor i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), e me radhë. Kufizimi kryesor gjatë këtij hulumtimi ishte mosofrimi i të dhënave nga disa njësi akademike të UP-së si dhe mospërgjigja e komisioneve parlamentare, gjegjësisht e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim dhe e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, në kërkesat tona.

Publikimet e fundit

Më shumë publikime
DREJTËSIA TRANSICIONALE
Sërbia Tjetër 4
MË SHUMË
DREJTËSIA TRANSICIONALE
Sërbia Tjetër 3
MË SHUMË
DREJTËSIA TRANSICIONALE
Sërbia Tjetër 2
MË SHUMË