Strategjitë në fushën e arsimit të lartë në Kosovë

Shkarko Raportin
Publikuar me 16.06.22

Projekti ka për qëllim që të analizojë dhe krahasojë trendet e vlerësimit të problematikave në arsimin e lartë, në aspektin institucional. Më konkretisht, hulumtimi përqëndrohet në pesë indikatorë:

  • transparenca dhe llogaridhënia,
  • puna shkencore,
  • gjithëpërfshirja,
  • ndërlidhja e programeve të studimit me tregun e punës, dhe
  • akreditimi.

Hulumtimi krahason dhe shqyrton objektivat e përcaktuara dhe nivelin e përmbushjes së tyre në mes të gjitha strategjive (dhe planeve të veprimit) të arsimit të lartë në Kosovë, të nxjerra nga Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), dhe në mes të strategjive universitare (dhe raporteve vjetore) të Universitetit të Prishtinës (UP).

Për nevojat e këtij hulumtimi, me theks të veçantë janë shqyrtuar Strategjia Kombëtare për Zhvillim (SKZh) dhe udhërrëfyesi për zbatimin e saj, Plani Strategjik i Arsimit në Kosovë (PSAK) 2017-2021 dhe Plani i Veprimit,  Planet Strategjike të UP-së 2017-2019 dhe 2020-2022. Kurse, për të vlerësuar zbatimin e strategjive, me fokus indikatorët e lartpërmendur, janë shqyrtuar më hollësisht rastet e tri fakulteteve të UP-së, gjegjësisht Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK), Fakulteti i Edukimit dhe Fakulteti i Filozofisë, me ç’rast janë zhvilluar intervista të thella me menaxhmentet përkatëse. Për më shumë, në kuadër të këtij projekti është realizuar një tryezë pune me personat përgjegjës dhe përfaqësuesit e institucioneve relevante të arsimit të lartë, njohësit dhe ekspertët e arsimit, orgnizatat që në fokus kanë arsimin, e me radhë, rekomandimet e së cilës janë inkorporuar në raportin final.

Publikimet e fundit

Më shumë publikime
DREJTËSIA TRANSICIONALE
Sërbia Tjetër 4
MË SHUMË
DREJTËSIA TRANSICIONALE
Sërbia Tjetër 3
MË SHUMË
DREJTËSIA TRANSICIONALE
Sërbia Tjetër 2
MË SHUMË