Sërbia Tjetër 2

Shkarko Raportin
Publikuar me 27.06.22

SËRBIA TJETËR 2

MILOŠ MINIĆ

Në këtë vëllim të titulluar ‘Sërbia Tjetër 2’, të botuar nga ADMOVERE e me mbështetje nga KFOS-i, i kemi përfshi artikujt e politikanit e diplomatit Miloš Minić [1914–2003], në të cilët ky flet për shkeljet brutale të të drejtave të shqiptarëve në Kosovë gjatë viteve ’90, si dhe shpalos mendime mbi statusin e Kosovës dhe raportet e saj me Sërbinë, por edhe mbi raportet shqiptaro-sërbe përgjithësisht. Ky vëllim ofron modelin e intelektualit që i kundërshton padrejtësitë dhe krimet e kryera nga autoritetet shtetërore të udhëhequra prej ‘bashkëkombësve’ të vet, si dhe e nderon atë që shpesh e kishte vënë jetën e vet në rrezik, duke dëshmuar guxim manhitës që kurrsesi nuk duhet të kalojë pa mirënjohjen e merituar. Fatkeqësisht, politikani dhe diplomati Miloš Minić, i cili gjatë viteve ‘70 ishte Ministër i Jashtëm i Jugosllavisë, te populli sërb është parë si tradhtar, ndërkaq te populli shqiptar është shpërfillë. Prandaj, le të jetë ky publikim një vlerësim modest për kontributin e këtij intelektuali të jashtëzakontë për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të Kosovës.

Publikimet e fundit

Më shumë publikime
DREJTËSIA TRANSICIONALE
Sërbia Tjetër 4
MË SHUMË
DREJTËSIA TRANSICIONALE
Sërbia Tjetër 3
MË SHUMË
DREJTËSIA TRANSICIONALE
Sërbia Tjetër 1
MË SHUMË