SËRBIA TJETËR 1
BOGDAN BOGDANOVIĆ
Në këtë vëllim të titulluar ‘Sërbia Tjetër 1’, të botuar nga ADMOVERE e me mbështetje nga KFOS-i, i kemi përfshi artikujt e politikanit e diplomatit Bogdan Bogdanović [1922–2010], në të cilët ky flet për shkeljet brutale të të drejtave të shqiptarëve në Kosovë gjatë viteve ’90, si dhe shpalos mendime mbi statusin e Kosovës dhe raportet e saj me Sërbinë, por edhe mbi raportet shqiptaro-sërbe përgjithësisht. Ky vëllim ofron modelin e intelektualit që i kundërshton padrejtësitë dhe krimet e kryera nga autoritetet shtetërore të udhëhequra prej ‘bashkëkombësve’ të vet, si dhe e nderon atë që shpesh e kishte vënë jetën e vet në rrezik, duke dëshmuar guxim manhitës që kurrsesi nuk duhet të kalojë pa mirënjohjen e merituar. Fatkeqësisht, arkitekti dhe intelektuali Bogdan Bogdanović, i cili gjatë viteve ‘80 ishte Kryetar i Beogradit, te populli sërb është parë si tradhtar, ndërkaq te populli shqiptar është shpërfillë. Prandaj, le të jetë ky publikim një vlerësim modest për kontributin e këtij intelektuali të jashtëzakontë për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të Kosovës.