Fuqizimi i të rinjve nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian

Publikuar me 18.06.22

Përgjatë katër muajve të implementimit të projektit «Fuqizimi i të rinjve nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian» janë realizuar gjithsej katër ligjërata, trajnime/punëtori.

ligjëratën e parë, të mbajtur më 2 nëntor 2021, të rinjtë pjesëmarrës u njoftuan, ndër të tjera, me rëndësinë e pjesëmarrjes në procese vendimmarrëse, kuotat e rezervuara për vazhdimin e studimeve të larta në Universitetin e Prishtinës «Hasan Prishtina» dhe për dobitë e punës vullnetare.

ligjëratën e dytë, të mbajtur më 8 nëntor 2021, të rinjtë pjesëmarrës morën informacione të nevojshme për shkrimin e një CV-je, shkrimin e një letre motivuese, përgatitjen për intervistë të punës. Të gjitha këto informacione patën rastin edhe t’i praktikojnë nëpërmjet simulimeve të intervistave të punës, të cilave ata do t’u nënshtrohen në të ardhmen.

ligjëratën e tretë, të mbajtur më 16 nëntor 2021, të rinjtë pjesëmarrës morën informacione për rëndësinë e shkrimit si mjet për realizimin e qëllimeve, llojet e shkrimeve, dallimet në mes të shkrimit akadamik dhe kreativ, llojet e kërkesave për qasje në dokumente publike, e të tjera. Në fund përmes punës në grupe pjesëmarrësit patën rastin t’i praktikojnë njohuritë e sipërpërmendura.

ligjëratën e katërt, të mbajtur më 21 dhjetor 2021, pjesëmarrësit mësuan për rëndësinë e diversitetit dhe multikulturalizmit.

Gjithashtu, janë realizuar edhe një video sensibilizuese me titull «Rëndësia e bashkëjetesës, punës vullnetare dhe diversitetit në shkollë», një kampanjë vizuale për sensibilizimin e opinionit publik lidhur me rëndësinë e gjithëpërfshirjes në shkollim, diversitetit dhe bashkëjetesës, si dhe një broshurë informuese në tri gjuhë: shqip, anglisht dhe në gjuhën rome, me titull «Fuqizimi i të rinjve nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian».

 

 

Publikimet e fundit

Më shumë publikime
DREJTËSIA TRANSICIONALE
Sërbia Tjetër 4
MË SHUMË
DREJTËSIA TRANSICIONALE
Sërbia Tjetër 3
MË SHUMË
DREJTËSIA TRANSICIONALE
Sërbia Tjetër 2
MË SHUMË