Në vitin 2024, ADMOVERE botoi librin “Masakrat në Kosovë 1998-1999” në shqip, sërbisht dhe anglisht. Ky botim përmbledh të gjitha masakrat e kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë, të shoqëruara me rreth 200 fotografi kryesisht të fotografëve dhe agjencive ndërkombëtare. Deri më tani, libri është promovuar në Zurich, Berlin dhe Vjenë, ndërsa pritet të promovohet edhe në Gjenevë, New York dhe Washington. Për librin kanë shkruar media të rëndësishme ndërkombëtare.
Për shkak të tematikës, besojmë se përkujtimi dhe dokumentimi i këtyre ngjarjeve nuk duhet të mbetet vetëm brenda një libri me tirazh të kufizuar. Prandaj, kemi vendosur të krijojmë uebsajtin “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, i cili do të jetë i qasshëm në shqip, anglisht dhe serbisht për të gjithë, kudo në botë. Ky uebsajt do të shërbejë si burim i rëndësishëm edukativ për gjeneratat e tashme dhe të ardhshme, si dhe për gazetarë, studiues dhe diplomatë vendorë e ndërkombëtarë.
Të gjitha të hyrat nga shitja e librit do të përdoren për krijimin e uebsajtit, ndërsa Libraria Dukagjini ka hequr dorë nga përqindja e fitimit në shitjen e tij si kontribut për këtë iniciativë. Por, këto mjete janë të pamjaftueshme. Prandaj, na duhet ndihma juaj:
• Duke bërë një donacion për të mbështetur krijimin e uebsajtit.
• Duke shpërndarë këtë iniciativë me familjarët dhe miqtë tuaj.
• Duke promovuar librin dhe projektin tonë.
Të gjitha shpenzimet e projektit do të jenë transparente dhe do të publikohen në uebsajtin tonë, përfshirë raportin e auditorit të pavarur.
Donacionet tuaja mund t’i dhuroni në të dhënat e mëposhtme:
ADMOVERE TRANSITIONAL JUSTICE EDUCATION PEACEBUILDING
Llogaria bankare: XK051189006723000172
Banka: ProCredit Bank Kosovo
Adresa e bankës: Rr. Xhorxh Bush nr. 26 – 10000
Përshkrimi i pagesës: Donacion për krijimin e uebsajtit “Masakrat në Kosovë 1998-199”
Kohëzgjatja e planifikuar e projektit është 12 muaj, ku do t’i realizojmë aktivitetet e mëposhtme:
• Konceptimi i uebsajtit;
• Hulumtimi (desk research) për masakrat për të cilat deri tani nuk kemi gjetur materiale;
• Hulumtimi (desk research) për materiale të reja për masakrat e përfshira në libër;
• Përshtatja e teksteve të secilës masakër për uebsajt;
• Redaktimi dhe recensimi i teksteve në gjuhën shqipe;
• Përkthimi dhe redaktimi i teksteve në gjuhën sërbe;
• Përkthimi dhe redaktimi i teksteve në gjuhën angleze;
• Hulumtimi për fotografi të luftës së fundit në Kosovë;
• Blerja e fotografive kryesisht nga fotografët dhe agjencitë ndërkombëtare;
• Publikimi i shpalljes për ofertuesit për dizajnim të uebsajtit;
• Intervistimi, vlerësimi dhe përzgjedhja e fituesit;
• Dizajnimi i uebsajtit;
• Kontrollimi i dizajnit të secilës masakër në uebsajt dhe moduleve tjera;
• Publikimi i shpalljes për ofertuesit për zhvillim të uebsajtit;
• Intervistimi, vlerësimi dhe përzgjedhja e fituesit;
• Programimi dhe mirëmbajtja teknike e uebsajtit;
• Kontrollimi i procesit të programimit të uebsajtit;
• Publikimi i të dhënave në uebsajt;
• Lansimi i uebsajtit online;
• Promovimi i uebsajtit brenda dhe jashtë Kosovës.