Publikuar me 17.06.22
«Bibliotekat e fakulteteve të Universitetit të Prishtinës (UP)»
Më 22 qershor 2022, u mbajt forumi i diskutimit «Bibliotekat e fakulteteve të Universitetit të Prishtinës (UP)», i organizuar nga ADMOVERE në kuadër të Koalicionit për Integritet dhe Transparencë në Universitet (KITU), e me mbështetje financiare nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS). Ky forum i diskutimit u mbajt në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, me ç’rast u zhvillua një bisedë mes Mimoza Ibranit, prorektore për mësimdhënie dhe çështje të studentëve në Universitetin e Prishtinës, Bukurije Halitit, koordinatore e Bibliotekës Qendrore Universitare dhe Nuhi Sadikut nga ADMOVERE.