Gjendja në UP

Shkarko Raportin
Publikuar me 10.06.22

Qëllimi i kësaj analize është t’i identifikojë përmbledhtazi problemet kryesore me të cilat ballafaqohet Universiteti i Prishtinës (UP) që nga paslufta e deri më sot. Për këtë janë shqyrtuar dokumente të ndryshme dhe strategji të hartuara nga UP-ja, pastaj ligjet për arsimin e lartë, të miratuara nga Kuvendi i Kosovës, raportet, analizat dhe studimet e OJQ-ve të ndryshme për UP-në, raportet e progresit të Komisionit Evropian (KE), etj. Nga shqyrtimi i këtyre materialeve, ka rezultuar se UP-ja ballafaqohet me këto probleme: staf akademik të pakualifikuar; përzgjedhje të stafit akademik në baza partiake / klanore / nepotiste / korruptive; avancime të pamerituara akademike; plagjiaturë; mungesë të plan-programeve koherente dhe të lidhura me nevojat e ekonomisë e shoqërisë në përgjithësi; mungesë të revistave shkencore; mosparapagim në revista shkencore ndërkombëtare; mungesë të bibliotekave; literaturë obligative të demoduar për studentët; mungesë të vlerësimit të profesorëve nga studentët dhe vlerësim i studentëve nga profesorët me metoda të demoduara; numër të studentëve në shpërputhje me numrin e profesorëve dhe me hapësirën fizike; organizatat studentore të politizuara, e me radhë.

Publikimet e fundit

Më shumë publikime
DREJTËSIA TRANSICIONALE
Sërbia Tjetër 4
MË SHUMË
DREJTËSIA TRANSICIONALE
Sërbia Tjetër 3
MË SHUMË
DREJTËSIA TRANSICIONALE
Sërbia Tjetër 2
MË SHUMË